75 Mall Live Search
07:07 / E Premte, 07 Janar 2022 / OSH

Rruga Prishtinë-Pejë vështirë e kalueshme, mbulohet nga bora

Si pasojë e reshjeve të borës është mbuluar rruga Prishtinë-Pejë, saktësisht tek Komorani.

Në fotografi shihet tërë rruga e mbuluar me borë, e cila paraqet rrezik të madh për veturat.

Sipas fotografie shihet që kjo rrugë është vështirë e kalueshme, gjë që kërkon kujdes të madh nga vozitësit.

Që nga orët e pasdites reshjet e borës kanë kapluar disa qytete të Kosovës, duke bërë kështu që edhe rrugët kryesore të mbulohen me borë.