Rruga që mbanë emrin e Ismail Qemalit në Klinë me gabime drejtshkrimore
Shpesh kemi rastisur në gabime drejtshkrimore që bëjnë politikanët tanë, mirëpo jo aq të rralla këto gabime bëhen edhe në emërime rrugësh.
Në Komunën e Klinës, gjegjësisht një nga rrugët në qytet mbanë emrin e firmëtarit të parë të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali, përcjellë Indeksonline.
Ashtu edhe siç po e shihni në fotografi as emri dhe as mbiemri i atdhetarit shqiptar nuk është shkruar drejtë, përcjellë Indeksonline.
Në vend të Ismail është shkruar “Ismajl”, ndërsa edhe mbiemrit i kanë shtuar një ‘j”./Indeksonline/
