Rruga që shpie për në Hajvali në gjendje të rëndë, banorët ankohen!
Jo të gjitha rrugët e kryeqytetit janë në gjendje të mirë.
Madje, një nga rrugët e cila shpie për në lagjen “Hajvalia”, në Prishtinë, duket të jetë në gjendje të rëndë, shkruan Indeksonline.
Megjithëse punimet kanë nisur muaj më parë, ato janë ndërprerë tash e sa javë.
Komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti duket se e ka lënë në harresë këtë rrugë e cila është në këtë gjendje për më shumë se një muaj.
Nga ana e tyre banorët thonë se e gjithë kjo po ua vështirëson qarkullimin, dhe njëkohësisht poa ua dëmton atyre automjeteve. /Indeksonline/