75 Mall Live Search
22:36 / E Martë, 01 Korrik 2025 / FR

Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sipas informacioneve të marra nga qytetarë në terren, magjistralja në Rashkë në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë është e bllokuar nga disa qytetarë serbë.

Po ashtu, është vërejtur se qarkullimi i automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës është shumë i vogël. Sipas të dhënave aktuale, vetëm nga qyteti i Novi Pazarit mund të kalojnë automjetet drejt Kosovës.

Sipas njoftimit, në pikën kufitare në Jarinjë, aktualisht nuk ka asnjë kamion apo automjet në hyrje.

Qendra ka theksuar se po e përcjell nga afër situatën dhe do të ofrojë informata të tjera në vijim, në varësi të zhvillimeve në terren./IndeksOnline/