75 Mall Live Search
18:56 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / F.R

Rruga “Robert Doll” sonte do të mbyllet për qarkullim

Rruga “Robert Doll” do të jetë e mbyllur sonte për qarkullim, nga ora 22:30 deri në 02:00 pas mesnatës.

Sipas komunës së Prishtinës, kjo rrugë do të mbyllet për shkak të punimeve që lidhen me zgjerimin e rrugës (pastrimi i asfaltit të dëmtuar), transmeton Klankosova.tv.

“Ju lutemi për mirëkuptim dhe kujdes të shtuar në këtë zonë gjatë kësaj kohe”, thuhet tutje në njoftim.