75 Mall Live Search
14:02 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / KV

Rruga tek Ambasada e SHBA-së rihapet pas ndërhyrjes së policisë, arrestohet një person për kanosje

Policia e Kosovës ka liruar për qarkullim rrugën në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, e cila më herët gjatë ditës ishte bllokuar për automjete dhe kalimtarë në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia ka konfirmuar se tashmë ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me një rast kanosjeje që ka ndodhur sot rreth orës 11:00.

Policia ka bërë të ditur se pas marrjes së informatës, njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë identifikuar e arrestuar të dyshuarin, i cili aktualisht po intervistohet nga hetuesit policorë.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast kanosje në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, ka thënë policia.

Dukagjini kuptoi që edhe punëtorët e ambasadës brenda nuk ishin lejuar të dilnin jashtë.