17:37 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rruga “Tirana” në Prishtinë në kaos trafiku, as pas një orë e gjysmë nuk stabilizohet

Prishtina vazhdon të jetë qyteti më i ngarkuar urbanistik, por edhe me një kaos komunikacioni.

Thuajse çdo ditë qytetarët ballafaqohen me kolona e pritje në trafikun rrugor.

Veçmas pasditja, nga ora 16:00 – 17:00 shënon rekord sa i përket kaosit trafik, shkruan Indeksonline.

Vetëm sot, në rrugën “Tirana”, u krijuan kolona të mëdha, çka se ngasësit u detyruan të prisnin me minuta të tërë për të vazhduar drejtimin e tyre.

Ndërsa përmes disa imazheve të dërguara në adresë të Indeksonline mund të shihni se i njëjti kaos vazhdon edhe pas 1 orë e 30 minutash./Indeksonline/