Rrugë e gjatë për mërgimtarët, kolona 4 kilometërshe për të dal nga Kosova në Merdar!

Që nga dita e djeshme mërgimtarët janë duke u përballur me pritje të gjata për të dal nga Kosovë në pikën kufitare në Merdarë.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen dhjetra vetura duke pritur në radhë tek kufiri.

Dëshmitarët kanë thënë se kolona është bërë katër kilometra.

Kurse, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja për të dal nga Kosovë përmes pikës së Merdarit është katër orë.
“QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM KUFITAR
FLUKSI NË DISA NGA PIKAT E KALIMIT KUFITAR
Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)
Merdarë 05 – 10 320 – 350
Jarinje 10 – 20 60 – 90
Mutivodë 05 – 10 160 – 180
Bernjak 05 – 10 10 – 15
Dheu i Bardhë 05 – 10 200-210
Vërmicë 10 – 15 15 – 20
Muçibabë 03 – 05 15 – 20

Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ëeb faqen e MPB-së, në linkun e mëposhtëm, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta”