75 Mall Live Search
12:10 / E Enjte, 07 Prill 2022 / k.v

Rrugë e torturës/ Kurti e Bulliqi ishin zotuar se rruga Prishtinë-Podujevë përfundon brenda këtij viti, ministri Aliu tani ia hedh fajin qeverive të kaluara

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me 2 nëntor të vitit të kaluar kishin inspektuar punimet në magjistralen Prishtinë-Podujeve prej ku ishin zotuar se kjo rrugë do të përfundoi brenda vitit 2022. Por, pavarësisht këtyre zotimeve, punimet në këtë aks ende nuk kanë nisur.

Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është pyetur sot nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri për mos realizimin e premtimit.

Aliu ka thënë se punimet do të nisin në këtë muaj dhe brenda muajit do të përfundojnë rreth-rrotullimet.

Ai nuk ka treguar një afat kohor se kur do të përfundojë i gjithë projekti ani pse deputeti Tahiri ka insistuar disa herë që të marr një përgjigje duke ia kujtuar ministrit se kjo rrugë është bërë rrugë e torturës.

Ministri Aliu ia ka hedhur fajin qeverive të kaluara për mos përfundimin e kësaj rruge duke thënë se ata nuk kanë shpallur fare tender për ura dhe se kanë dhënë 50% avanse kompanive të kontraktura.

“Kjo është një anomali e përgjithshme e asaj që ne kemi arritur të shohim në ministri”, ka thënë Aliu.

Më poshtë gjeni zotimet e Kurtit dhe Bulliqit se punimet në këtë magjistrale do të finalizohen shpejt: