“Rrugën e futbollit e ka trasuar Vokrri, ne po e vozisim me BMW”
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka replikuar në distancë ndaj deklaratës së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit që kishte thënë se ish kryeparlamentari Kadri Veseli e ka trasuar rrugën për futbollistët kosovarë.
Sipas Batatinës njeriu që e ka bërë të mundur t’i shijojmë këto ditë është Fadil Vokrri.
“Nëse dikush e ka trasuar rrugën e futbollit është vetëm një njeri dhe legjendë që nuk do të vdes asnjëherë, e ai është Presidenti, Fadil Vokrri. E ne të tjerët, e kemi gjetur rrugën e trasuar në mënyrë të gatshme, vetëm po e vozisim automjetin e tipit BMW!!! URIME KOSOVË” shkruan Batatina në Facebook. /Indeksonline/