75 Mall Live Search
18:22 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë e merr uji!

Reshjet e shumta të shiut gjatë ditës së sotme në Prishtinë kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi në disa rrugë të kryeqytetit.

Madje, rruga “Gazmend Zajmi” në Prishtinë është bllokuar thuajse nga rrjedha e ujit që është mbledhur.

Në një fotografi që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet se si është mbuluar e tërë rruga nga shiu./IndeksOnline/