75 Mall Live Search
21:15 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Rrugës për Kosovë, Daut Haradinaj takohet me të artën tonë, Majlinda Kelmendin

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi vazhdon të jetë krenaria e shtetit tonë.

Ajo së fundmi i solli Kosovës medaljen e artë, ku triumfoi në Grand Prix në Tel Aviv duke fituar 700 pikë olimpike.

Një takim të rastësishëm me Majlindën sot ka pasur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Haradinaj ka postuar një fotografi në llogarinë e tij Facebook, ku shihet me trajnerin Driton Kuka dhe xhudisten kosovare, teksa ka shkruar:

“E Arta e Kosovës. Takim i rastësishëm sonte, drejt Kosovës”./Indeksonline/