75 Mall Live Search
21:31 / E Martë, 08 Mars 2022 / k.v

Rrugës për Ukrainë/ Këngët patriotike shoqërojnë dy burrat e Mushtishtit që duan të luftojnë me rusë (Video)

Maliq Behluli dhe Ismet Shala janë dy kosovarët e parë që ja kanë mësyrë Ukrainës për të luftuar me forcat ruse.

Ata aktualisht ndodhen në pikën kufitare Poloni-Ukrainë në tentim për të kaluar në zonën e luftës, shkruan IndeksOnline.

Burrat nga Mushtishti i Suharekës që jetojnë në perëndim, kanë hyrë Live në rrjetet sociale derisa po udhëtonin me makinën e tyre për Ukrainë.

Ajo që bie në sy e vesh janë këngët patriotike që ata dy i dëgjojnë pandërprerë derisa bisedojnë mesveti se si do të luftojnë për çlirimin e Ukrainës nga forcat ruse./IndeksOnline/