75 Mall Live Search
18:50 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / A. A

Rrugët e Barcelonës vërshohen nga mijëra tifozë para ndeshjes me PSG-në

Barcelona do të zhvilloj ndeshjen e parë të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint Germainit.

Takimi në Camp Nou do të luhet pa praninë e tifozëve.

Megjithatë mijëra përkrahës të Barcelonës kanë dalë rrugëve të qytetit me flamuj e simbole të klubit.

Dueli i këtyre skuadrave, kujton njërin ndër rikthimet më të mëdha që ka ndodhur në historinë e futbollit.

Në vitin 2017, PSG kishte fituar ndeshjen e parë me Barcelonën 4-0, por në takimin kthyes Barcelona triumfoi në Camp Nou 6-1 për të siguruar kualifikimin.

/Indeksonline/