Rrugët e Deçanit të zbrazëta, respektohen thirrjet për qëndrim në shtëpi

Thirrjet për qëndrim në shtëpi shkaku i përhapjes së koronavirusit siç duket i kanë marrë seriozisht deçanasit.
Në disa fotografi të siguruara nga indeksOnline, shihet që rrugët e Deçanit janë të zbrazëta dhe pa qarkullim të njerëzve.
Po ashtu edhe në shumë qytete tjera të Kosovës janë duke u respektuar thirrjet për qëndrim në shtëpi shkaku i përhapjes së koronavirusit.
Kurse gjatë ditës së sotme Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka propozuar masa të reja ku do të bëhet kufizimi i qarkullimit në orare të caktuara në gjithë Kosovën./IndeksOnline/.



