75 Mall Live Search
19:22 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Rrugët e Manchesterit marrin ngjyrën e kaltër, feston City

Manchester City arriti të shkruante historinë duke u bërë skuadra e parë në Angli që fiton 3 titujt e  mundshëm, Kupën e Ligës, Premier Ligën dhe Kupën FA.

Skuadra e Pep Guardiolas të hënën pasdite ka dalë në paradë për të festuar këtë sukses.

Rrugët e Manchesterit janë mbushur me tifozë të Cityt, ku dominon ngjyra e kaltër.

Pjesë e kësaj parade është edhe portieri kosovar Aro Muric. /Indeksonline/