09:54 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Rrugët e Mitrovicës të stërmbushura me qen endacak (Video)

Si në çdo qytet të Kosovës, edhe qytetarët e Mitrovicës janë në hall me qentë endacak.

Një lexues i portalit Indeksonline ka dërguar një video ku shihet turma e qenve duke ecur në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë.

Ai ka thënë se janë në hall dhe se po frikësohen nga numri i madh i qenve që qarkullojnë në atë pjesë.

Problem me qentë kanë edhe komunat tjera, ku ka raste edhe të sulmeve nga këta qenë. /Indeksonline/