Rrugët e qeta për festë, zvogëlohet numri i aksidenteve
Derisa ditëve të fundit janë shënuar aksidente të shumtas në trafik, madje disa nga to dhe me viktima, dita e dielë ka qenë e qetë në rrugët tona.
Sipas Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, 25 nga to me të lënduar, përcjellë Indeksonline.
Për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacioni policia sakaq ka shqiptuar 327 tiketa trafiku.
Ndërsa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 12 persona, 5 nga ta janë në vuajtje të dënimit./Indeksonline/