16:36 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rrugët e Romës kthehen të gjitha në akull nga stuhia e breshrit!

Një pjesë e breshrit që ra në Itali, ka arritur të shndërrojë rrugët e Romës në akull.

Shirat me rebesh gjithashtu shndërruan edhe rrugën kryesore në lumenj duke shkaktuar kaos në të gjithë vendin.

Përmbytjet e shpejta thuhet t’i kenë sjellë vdekjen një zjarrfikësi në Spanjë, ndërsa ujërat e shpejta shkatërruan edhe shumë shtëpi.

Përpos Spanjës, në Itali shiu i rrëmbyer goditi pjesë të mëdha të vendit të dielën në mbrëmje.

Roma ishte shndërruar në akull, që mbulonte gjitha rrugët./Indeksonline/