Rrugët e Shqipërisë mbulohen nga kamionët e Kosovës, përplot me ndihma
Kosovarët edhe njëherë kanë dëshmuar se janë human dhe janë mëse të lidhur me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri.
Pasi Shqipëria u godit nga një fatkeqësisë tejet e madhe, si tërmetet me rihter të lartë kosovarët nuk kanë ndaluar për asnjë minutë që t’i ofrojnë ndihmën e nevojshme të gjithëve.
Gjëra ushqimore, veshmbathje, para dhe shumëçka tjetër kanë nisur drejt shtetit shqiptar prej mëngjesit të djeshëm.
Është thjeshtë ndjenjë fantastike të shohësh kamionë të shumtë që kanë arritur në Shqipëri, e për të gjithë të prekurit nga tërmeti janë shpresëdhënëse./Indeksonline/