Rrugët magjistrale të dëmtuara paraqesin shumë probleme për qytetarët

Rrugët magjistrale të dëmtuara që lidhin qytete të ndryshme paraqesin shumë probleme për qytetarët, ndërsa nga Ministria e Infrastrukturë bëjnë me dije se shumë shpejt do fillojnë më riparimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Shumë nga rrugët magjistrale në Kosovë konsiderohen të dëmtuara dhe po u paraqesin pengesë shumë qytetarëve. Një rrugë e tillë është edhe ajo që lidh Prishtinën me Ferizajn, përkatësisht nga Prelezi deri te fshati i vjetër. Qytetarët po ankohen për gjendjen e kësaj rruge.
Sipas zv/ministrit Hysen Durmishi, është në përfundim të kontratave për 14 lote në 7 regjione të Kosovës për mirëmbajtje investive.
“Për këtë vit do të mundohemi që të sanimin përmes kontratave të mirëmbajtjes, tash jemi edhe në procedurë për 14 llote të kontratave të mirëmbajtjes në 7 regjione të Kosovës, dhe kemi planifikuar që njëra nga këto llote të jetë kontratë që ne e quajmë mirëmbajtje investive”, tha ai për RTK.
Si pasojë e rrugëve, deri në fillim të punimeve në rregullimin e tyre, ngasësit duhen të kenë kujdes të shtuar.