Rrugët në kryeqytet të mbuluara me borë
Reshjet pa ndalë të borës, kanë bërë që rrugët e kryeqytetit të mbulohen me borë.
Pavarësisht se kryetari Shpend Ahmeti ka dalë ne terren dhe ka deklaruar se të gjitha rrugët janë pastruar, qytetarët vazhdojnë të ankohen për rrugët e papastruara.

Mirëpo, reshjet e dendura të borës që po bie pa ndërprerë ka bërë që këto rrugë t’i mbulojë bora.
Qytetarët vazhdimisht po dërgojnë pamje nga rrugët e kryeqytetit, të cilat janë vështira për qarkullim për shkak të borës./Indeksonline/
