Rrugët në Skenderaj të papastruara, qytetarët mezi kryejnë shërbimet për shkak të borës
Si duket bora i ka zënë të papërgatitur kompanitë mirëmbajtjes së rrugëve të Komunës së Skenderajt.
Kjo pasi rrugët nëpër këtë qytet janë të mbuluara me borë, pra të paapastruara.
Qytetarët në redaksinë e Indeksonline kanë dërguar pamje direkte të rrugëve, të cilat shihet që nuk janë pastruar.

Ata po ankohen për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve të cilat po u shkaktojnë vështirësi edhe në kryerjen e shërbimeve.

Një qytetarë nga kjo komunë tregoi se e ka pasur të vështirë që ta dërgoj fëmijën e tij në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në këtë komunë.
Kjo për shkak të borës e cila ka mbuluar rrugët, derisa edhe në disa pjesë ka edhe ngrica akulli.
Derisa edhe magjistralja Runik-Mitrovicë nuk është në gjendje të mirë./Indeksonline/


