13:42 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rrugëtimi dhe suksesi i këngëtareve shqiptare nëpër botë

Këngëtaret me prejadhje shqiptare kanë arritur që të deportojnë furishëm në skenën muzikore botërore, shkruan Indeksonline.

Ka disa emra që kanë bërë bujë të madhe me këngët e tyre në arenën ndërkombëtare, aty ku konkurenca është tepër e madhe dhe mundësia për tu afirmuar të paraqitet vetëm nëse ke shumë talent dhe punon fort.

Këtë e kanë arritur disa këngëtare si : Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha apo tashmë edhe Ava Max që me disa këngë ka arritur të marrë vëmendjen e publikut.

Duke marrë parasysh rrugëtimin e tyre, mund të themi se është Dua Lipa këngëtarja më e suksesshme, pasi hapat e parë të muzikës dhe shfaqjes së talentit i ka pasur në Kosovë, për të deportuar pastaj në arenën ndërkombëtare.

Rita, Bebe dhe Ava Max janë të lindura dhe të rritura jashtë Kosovës, andaj mundësitë për të paraqitur talentin e tyre kanë qenë më të hapura.

E në ditët e sotme suksesi po matet edhe me anë të ndjekësve nëpër rrjetet sociale siç është edhe Instagrami.

Edhe në Instagram kryeson dukshëm Dua Lipa, e cila numëron mbi 32 milion ndjekës,e pasuar nga Rita Ora e cila ka mbi 15 milion ndjekës, pastaj vjen Bebe Rexha që ndiqet nga më shumë se 8 milion ndjekës dhe e fundit pasi që edhe është në fillimet e saj është Ava Max poashtu me origjinë shqiptare. /Indeksonline/