75 Mall Live Search
09:21 / E Martë, 01 Qershor 2021 / A. M.

Rrugëtimi i gjyqtares Enkeleda Kapedani/ Nga “Miss Shqipëria” 18 vite më parë tek ngritja në detyrë në 2020

Karriera e nënkryetares së Gjykatës së Elbasanit është në rrezik për shkak të videove te publikuara në “tik tok”, të cilat Enkeleda Kapedani i ka realizuar në zyrën e punës dhe ambientet e institucionit të drejtësisë.

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani  paradë mode në zyrë me Gucci e Prada: "Jam mafia, mafia” (VIDEOT)

Inspektori i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e një hetimi disiplinor për kryegjyqtaren në detyrë, e cila do të vijojë të firmosë vendime në emër të Republikës, derisa ky hetim të përfundojë. Po, kush është Enkeleda Kapedani? Si mund ajo të ngjitej brenda një kohe të shkurtër në majat më të larta të karrierës? E shpallur “Miss Shqipëria” në konkursin e bukurisë në vitin 2003, Enkeleda Kapedani vendosi të studionte për drejtësi.

Më pas përfundoi Shkollën e Magjistraturës, profil gjyqtar dhe pasi përfundoi stazhin nisi rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë. Në vitin 2015, ajo u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjyqtares në gjykatën e Elbasanit ku punon edhe aktualisht. Përgjatë këtyre viteve, emri i Kapedanit bëri bujë në media kur firmosi lirimin me kusht të Viktor Imerit, e bandës së Gaxhait, por asokohe nuk pati reagime të forta institucionale. Por ndërsa pritej të kontrollohej vendimmarrja e saj, zonja Kapedani u ngrit në detyrë. Në shtator 2020, mbledhja e gjyqtareve e zgjodhi nënkryetare në detyrë. Ajo pret të kalojë në filtrin e trefishtë të kontrollit, ndryshe testin e Vettingut, ku do ti nënshtrohet kontrollit të pasurisë, figurës morale dhe aftësive profesionale.

May be an image of 1 person, standing, outerwear and office