Rrugëtimi i pabesueshëm i Maguires, nga një lojtar i Sheffieldit në kapiten të Manchester United-it

Harry Maguire, do të jetë kapiteni i ri i Manchester United-it.
Kjo vjen pas transferimit të Ashley Youngut në Inter dhe vetëm pas gjashtë muajsh të kalimit të tij te “Djajtë e Kuq”.
Por, rrugëtimi i tij deri në mbrojtësin më të shtrenjtë në botë dhe marrjen e shiritit të kapitenit nuk erdhi pa peripeci.
Maguire e nisi karrierën aty ku lindi, në Sheffield ku qëndroi tre vjet (2011-2014) dhe duke bërë 134 paraqitje.
Pastaj kaloi në Hull City për të kaluar përsëri tre vjet, ndërsa në vitin 2015 ishte në huazim te Wigan Athletic ku bëri 16 paraqitje dhe realizoi një gol.
Pas këtyre aventurave ai siguroi një transferim në Leicester, ku u bë lider i mbrojtjes me 69 ndeshje të zhvilluara dhe në vitin e kaluar arriti të kalonte te Manchester United-i, duke thyer rekordin për transferimin më të shtrenjtë të një mbrojtësi. Plot 80 milionë funte.
Maguire në Manchester është startues i padiskutueshëm, ndërsa tashti mori edhe shiritin e kapitenit në vetëm 6 muaj, shkruan Indeksonline.
Ai është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Anglisë ku deri tashti ka bërë 26 paraqitje./Indeksonline/