75 Mall Live Search
18:38 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / B XH

Rrukiqi jep lajmin e keq: Pas rritjes 15%, qytetarët do të përballen me rritje të re të çmimit të energjisë në 2026

Kandidati për deputet nga LDK, Berat Rrukiqi ka paralajmëruar se qytetarët e Kosovës do të përballen me një rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike në prill të vitit 2026, si pasojë e importit të paplanifikuar të energjisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rrukiqi shkruan se vetëm në periudhën janar–mars të këtij viti janë importuar rreth 90 milionë euro energji elektrike, kosto kjo e cila sipas tij,  do t’u faturohet qytetarëve vitin e ardhshëm, raporton IndeksOnline.

Për këtë situatë, Rrukiqi e ka fajësuar keqmenagjimin  e KEK-ut dhe dështimin për prodhim të energjisë vendore.

Postimi i plotë: