75 Mall Live Search
07:38 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Rrush e vezë për një fytyrë të pastër

Maskat duhet të përdoren pasi lëkura e fytyrës suaj do të rigjenerohet.

Kështu një maskë interesante dhe shumë e mirë për lëkurën tuaj është edhe ajo e rrushit dhe vezës.

Për këtë maskë ju nevojitet: 1 e bardhe e vezës dhe 7 kokrra të rrushit.

Kështu me blender duhet të përzieni të bardhën e vezës dhe kokrrat e rrushit, pas kësaj me anë të një furçe duhet këtë maskë ta vendosni në fytyrë.

Kjo duhet të qëndrojë 15 minuta në fytyrën tuaj dhe pastaj duhet ta pastroni.