75 Mall Live Search
19:41 / E Martë, 08 Mars 2022 / AR

Rrushja flet për Erionin: Ai ka vdekur për mua

Erioni zgjodhi që të deklarohet me Mikelën duke vendosur që të heqë dorë nga Rrushja. Kjo e fundit, në takimin me Astritin tha se Erioni ka vdekur për të.

Astriti: Ai nuk ka pasur ndjenja, thjesht ka bërë lojë.

Rrushja: Për të ndjerë, ka ndjerë, e di shumë mirë, por e di që do i bjerë pishmanit, por koha bën të vetën por ka vdekur për Rrushen.

Këtë deklaratë e sqaroi edhe në studio duke thënë:

“Përderisa u deklarua, nuk ka interes as të njihet as si shok as si dicka më shumë. Përderisa kam pasur takime dhe ndjesi, nuk e kam qef të mbetet miqësi.”