75 Mall Live Search
00:00 / E Hënë, 30 Maj 2022 / AR

Rrushja i dërgon mesazh Erionit: Më pëlqen, do të pres, reagon Mikela

Episode interesante po zhvillohen edhe me pjesmarrësit e Për’puthen.

Rrushe Zyba i ka shkruar Erion Kukajt se e dashuron në sy të Mikela Pupës. Gjithçka ndodhi në “E diell”, dy ish-konkurrentet e “Përputhen” u bënë pjesë e lojërave të ndryshme.

Rrushes iu kërkua t’i dërgonte një mesazh zanor Erionit ku të shprehte dashurinë ndaj tij. “Erion kam filluar të të pëlqej tani. Do të të pres sado kohë që të duash. Ja lëmë kohës siç të kam thënë. Të puç”, i tha ajo.

Nuk ka vonuar përgjigja e Erionit i cili nuk ka rënë pre e lojës duke thënë se i kanë dhënë dënim të sikletshëm. “Kush është ajo që nuk ndjen për mua? Sa dënim të sikletshëm të paskan dhënë”, i shkroi ai.

Ndërkohë të tjerët e akuzuan Mikelën se mos i kishte treguar Erionit, por ajo tha se e kishte lënë telefonin në shtëpi.