Rrustem Berisha premton ngrohtoren e qytetit!

Kandidati për kryetar të Pejës, nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Rrustem Berisha, ka bërë një premtim të një projekti megaloman për qytetin e Pejës. Ai ka premtuar që brenda mandatit 4 vjeqar do ta përfundoj peojektin për instalimin e ngrohtores së qytetit.
I kontaktuar nga Indeksonline, Berisha u shpreh se ky projekt është detalizuar nga ekspertë të fushës së energjisë dhe realizimi i tij do të bëhet në formen e partneritetit publiko-privat.
“Këtë projekt e kam prioritet kryesor, duhet të mendojmë projekte strategjike për të ardhmen e qytetit. Kosova po futet në harten e gazsjellësit dhe Peja duhet ti shfrytezon energjitë e kësaj lënde që përveq që ka kosto të ulët, gjithashtu është energji e paster për ambientin. Ky projekt nuk ndërlidhet me buxhetin komunal sepse do ndërtohet në partneritet publiko-privat.”
Berisha tha se detajet e projektit do ti shpalos gjatë fushatës.