15:49 / E Shtunë, 09 Tetor 2021 / OSH

Rrustem Berisha: Sondazhet e paraqitura mbrëmë në televizion, janë te fabrikuara

Kandidati i AAK-së në Pejë, Rrustem Berisha ka komentuar sondazhin e fundit që e nxirrte atë të tretin në zgjedhjet e 17 tetorit.

Berisha u shprehë se sondazhet janë të fabrikuara dhe se sipas tij nuk e paraqesin gjendjen reale në teren, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me Kryetarin e AAK-së z.Ramush Haradinaj dhe bashkëpuntorë takuam degën e Aleancës së Gruas në Pejë.

Në këtë takim me entuziazëm të lartë prezentuam kandidatet për Kuvend Komunal, zonja dhe zonjusha të nderuara me profesione nga fusha të ndryshme dhe të dëshmuara.

Pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike jo vetëm që e forcon pozicionin e gruas të Komunës së Pejës, por edhe promovon vlera themelore për barazi në sistemin publik në vend.

Takimi me zonjat e Aleancës në Pejë, ishte përgjigja më e mirë ndaj sondazheve të fabrikuara.

Aleancë me qytetarin! 121