75 Mall Live Search
21:38 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / OSH

Rrustem Berisha zyrtarizohet si kandidat i AAK-së për Pejën

Sot gjatë ditës Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, zgjodhi kandidatin për Kryetar të Komunës së Pejës.

Me votë unanime nga antarët e Këshillit drejtues , nën udhëheqjen e kryetarit të degës Arbër Tolaj, iu dha besimi Rrustem Berisha për t’i hyrë garës në zgjedhjet komunale 2021, të cilat do të mbahen me 17 Tetor.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të kësaj partie në rrjetin social Facebook.

Berisha në të kaluarën ka qenë ministër i Mbrojtjes.

Njoftimi i plotë: