75 Mall Live Search
22:22 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Rrustem Musa i PDK-së premton se do të përfaqësoj denjësisht të gjithë qytetarët pa dallim

Kirurgu i njohur në QKUK shpallë kandidaturen për deputet. Do të jetë pjesë e listës për deputet në radhët e PDK-së, me numër 26.

Ai ka premtuar se do t’i përfaqësoj denjësisht të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim.

Musa kërkon besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit që të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.