75 Mall Live Search
21:33 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

Rrustem Musa në Mitrovicë: Takova çlirimtarët, ata janë shtylla e shtetit të Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, doktori, Rrustem Musa ka takuar sot veteranët e UÇK-së nga qyteti i Mitrovicës.

Musa ka falënderuar ata për përkrahjen e tyre për programin e rimëkëmbjes si dhe për kandidaturën e tij për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Takim madhështor me bashkëluftëtarët, veteranët e UÇK-së të qytetit të Mitrovicës, çlirimtarët të cilët janë shtylla e shtetit të Kosovës. Ju faleminderit për përkrahjen madhështore dhe besimin e plotë për kandidaturën time për deputet. #DrRrustemMusa 26 ✔️ #rimëkëmbje”, thuhet në njoftimin e Musës.