75 Mall Live Search
22:17 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / AR

Rrustem Musa: Në veri të Mitrovicës do të vazhdojmë rindërtimin e shtëpive

Kandidati për deputet nga PDK, Rrustem Musa tha se në veri të Mitrovicës do të vazhdojnë rindërtimin e shtëpive.

“Në Mitrovicën e Veriut, aty ku para 21 vjetësh, më 3 dhe 4 shkurt 2000, u vranë 10 shqiptarë, u plagosën 25 dhe mbi 10 mijë u shpërngulën, pas dhunës dhe terrorit serb në sy të ndërkombëtarëve.

Ne do të jemi zëri i tyre dhe do të gjejmë rrugë për të vendosur drejtësi. Ndërsa, për familjet shqiptare që jetojnë aktualisht në veri apo që duan të kthehen në pronat e tyre.

#Rimëkëmbje do të ndajë edhe fonde për rindërtimin e shtëpive, për zhvillimin e bujqësisë, për punësimin dhe krijimin e ndërmarrjeve të vogla si biznese familjare. Ne po vazhdojmë atë që e nisi Hashim Thaçi, Bajram Rexhepi e Ali Kadriu, me përkrahjen edhe të Kadri Veselit. Çdo shtëpi do të rindërtohet në veri. Ky është synimi jonë dhe vetëm me PDK-në në qeverisje këto plane jetësohen”.

#PDK134 #Rimëkëmbje