75 Mall Live Search
12:35 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Rrustem Mustafa- Remi shihet në pauzë brenda ndërtesës së Prokurorisë në Hagë

Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa është duke u intervistuar nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara, në Hagë.

Ai aty hyri në orën 10:00 bashkë me avokatin e tij Arianit Koci, raporton Indeksonline.

Por pas më shumë se dy orëve nga hyrja e tyre në objekt, ata janë parë në kohë pauze, po ashtu brenda objektit të Prokurorisë në Hagë.

Ekipi i Indeksonline ndodhet afër ndërtesës së Prokurorisë dhe do t’iu mbajë të informuar për epilogun e këtij intervistimi.

Ndryshe për në Holandë Mustafa u nis ditën e diel, ndërsa deklaroi se ndjehet i pafajshëm dhe se po i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale për pretendimet e bëra nga Dick Marty./Indeksonline/