Rrustemi: Nuk ka të lënduar nga zjarri, disa zjarrfikësve u është dhënë oksigjen për shkak të tymit

Shefi i ndërrimit në Urgjencën e QKUK-së, Shpend Rrustemi, ka deklaruar se nuk ka të lënduar nga zjarri që shpërtheu sot pranë “Rrethit të Ismetit”.
“Për momentin nuk ka të lënduar. Dy apo tre kolegëve zjarrfikës u është ofruar ndihma e parë për shkak të ekspozimit ndaj tymit dhe dioksidit të karbonit. U kemi dhënë oksigjen dhe parametrat vitalë kanë qenë në rregull. Ata janë rikthyer menjëherë në detyrë,” tha Rrustemi.
