Rrutte: Prania ime sot është dëshmi për siguri në Kosovë por edhe në rajon

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, së bashku me me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut po qëndron për një vizitë në Kosovë.
“Prania ime sot është dëshmi për siguri në Kosovë, por edhe në rajon, trupat tanë të KFOrit po punojnë çdo ditë që sigurisë të jetë në nivel, një rajon i sigurtë është siguri edhe për Naton,pres bashkëpunim midis Instituciobeve të Kosovës dhe Natos”, tha Rrutte.
Sipas tij, zgjidhja për një paqe afatgjstë është politike, kjo është e vetmja menyrë për një të ardhme stabile.
“Normalizimi sjell stabiletet të madh, po ashtu shton mundësinë për investime të reja.
Të gjitha palët e sigurisë në rajon duhet të punojnë në drejtim të njejtë, patëm një telefonatë më Vuçiq dhe do të takohem me të dhe do t’i them që vetëm paqja sjell stabilitet për të gjithë”, tha Rutte.