09:51 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rryma e mbyt një person në Vushtrri

Një punëtor derisa po bënte lidhjen e kabllorit në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë është goditur nga rryma dhe ka vdekur.

“Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor i një firme private, për deri sa ishte duke bërë një lidhe të kabllorit ishte goditur nga rryma elektrike. Viktima është dërguar në emergjencën e Vushtrrisë, ku më vonë mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raport.

Sipas policisë, Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. /Indeksonline/

 

Temat: