75 Mall Live Search
09:11 / E Premte, 10 Tetor 2025 / Z S

RTK-ja publikon një audioincizim, që e inkriminon Fatmir Shehollin

Radiotelevizioni i Kosovës ka publikuar sot një audioincizim që e inkriminonin Fatmir Shehollit, ish-pjesëtarin e UDB-së gjatë viteve ’90-të, i cili u arrestua të enjten në Prishtinë.

Në incizim dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona – një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radojçiq.

Sipas raportimit të transmetuesit publik, audioincizimi dëshmon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe.

Ai, në audioinicizim thotë se “miku im i madh është Millan Radojçiq”.

“Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe, në gjithçka. Është mjaft e çuditshme në opinion, por nga ana tjetër…. unë po hapem këtu me ju që të dini me kënd….”, dëgjohet duke thënë Sheholli teksa merr lavdata nga bashkëbiseduesi për punën e tij.

“Bravo ju qoftë, bravo”, dëgjohet duke thënë bashkëbiseduesi i Sheholli.

“Do të thotë që unë duhet të …. miku im i madh është Milan Radojçiq, miku im i madh, edhe mik i tyre është. Kjo që po ndodh, që po flasin për të merr me rezervë, mos fol për të ashtu siç ke folur deri tani…”, vazhdoi bisedën e tij Sheholli.