75 Mall Live Search
15:03 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / BA

RTK nga nesër në grevë

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së njofton të gjithë punonjësit se të hënën, nga ora 11:00 deri në ora 13:00, të gjithë sektorët në Radio-Televizionin e Kosovës do të hyjnë në grevë.

Sipas sindikatës, nëse situata vazhdon e paqartë dhe kërkesat tona nuk adresohen, Sindikata do të marrë vendim për bojkot të shumicës së emisioneve dhe lajmeve në RTK.

“Gjatë kohës së grevës, krahas ndaljes së punës, do të organizohen protesta dhe do të ndërmerren veprime të tjera në ekran si shenjë e protestës për situatën e rëndë që po kalojnë kolegët dhe transmetuesit publik. Ftojmë mediet që të jenë të pranishme në fillimin e grevës së përgjithshme për të ndjekur nga afër zhvillimet. Ky veprim është ndërmarrë pas dërgimit të kërkesave tona dhe njoftimit të të gjithë akterëve përkatës 7 ditë më parë, në përputhje me ligjin për grevat. Edhe njëherë, bëjmë thirrje që Menaxhmenti të marrë vendim për bojkotimin e fushatës zgjedhore dhe ngjarjeve me karakter politik. Nëse kjo nuk ndodh, Sindikata do ta marrë këtë vendim vetë”, thuhet në njofitm.