RTS: Nuk transmetojm materiale pa territorin e Kosovës
Radio Televizioni i Serbisë, si dhe të gjitha transmetuesit e tjerë në Evropë që blenë të drejtën për të transmetuar Kampionatin Evropian të Basketbollit të femrave, morën një paketë dhe materiale të tjera promo për këtë kampionat nga Fiba.
Transmetuesit janë të detyruar të transmetojnë vetëm këtë material promocional, por RTS nuk do të transmetojë materialet në të cilat gjendet harta e Serbisë pa territorin e Kosovës.
Materiali në të cilin janë paraqitur qytetet pritëse të Kampionatit Europian të Basketbollit gjendet gjithashtu në faqen zyrtare të Fiba.
Në ndeshjen live mes Serbisë – Bjellorusi gjatë ndërprerjes një seri materialesh promovuese u transmetuan gabimisht në të cilin u pa grafiku i Serbisë pa Kosovën, raporton RTS.
“Emituesit e Evropianit janë të obliguar ta transmetojnë këtë material promocional, por RTS nuk do t’i transmetojë materialet ku gjendet harta e Serbisë pa territorin e Kosovës”, ka njoftuar televizioni publik serb.
Kampionati Evropian i basketbollit, të cilin e organizon Serbia dhe Lituania, ka nisur mbrëmë. /IndeksOnline/