75 Mall Live Search
19:49 / E Diele, 31 Janar 2021 / C E

Ruajtja e shëndetit mendor

Shkruan : Doruntina Grulaj

Shëndeti është gjendje fizike dhe mendore e njeriut. Ne shpesh dëgjojmë thënie të ndryshme për shëndetin “ Mendja shëndosh në trup të shëndosh” apo “ Shëndeti mbi të gjitha”. Periudhat e jetës në të cilat kalon secili individ kohë pas kohe ndjen lodhje fizike dhe mundohet të gjej mënyrën për pushim, por, kur ndjen lodhje mendore kjo fillon e bëhet më e mundimshme sepse duhet kohë për të reflektuar tek vetja dhe shkaqet.

Konfliktet dhe tejzgjatja e tyre në ditët e sotme dhe migrimi me shkallë të gjerë i familjeve për të siguruar një jetë më të mire ekonomike, ka sjell për pasojë krizën e mbrojtjes që duhet bërë fëmijës. Krahas kësaj, kemi terrorizmin, shkaqet e sëmundjeve të ndryshme, gjithashtu edhe rreziqet natyrore dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike kontribuojnë në ndryshimin e dinamikës së kërcënimeve ndaj fëmijëve, familjeve, dhe komunitetit në këto kontekste. Atyre mund t’iu mungojë siguria, aksesi në mbështetje psikosociale dhe aktivitete argëtuese, si dhe nuk kanë ndjekur shkollë për muaj, ose ndonjëherë, për vite më shumë. Andaj në këto situata të cenueshme, fëmijët mund të jenë shënjestër e grupeve ekstremiste të dhunshme, ata edhe mund të bien viktimë e formave të ndryshme të dhunës dhe rekrutimit të këtyre ideologjive ekstremiste.

Prandaj ne duhet të kemi pikësynim shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale duke filluar ndaj fëmijëve, të rriturve dhe shoqërisë në tërësi, duhet të jemi shumë humanistë dhe të kujdesshëm sidomos në këtë aspekt sepse pak nga koha e jonë përkushtimi që japim atyre, nga një fjalë, këshillë e dikujt mund të shpëtohet jeta e tjetrit. E them këtë sepse faktikisht ne kemi njerëz në shoqërinë tonë që ndjejnë ngarkesë në veten e tyre, nuk vizitojnë psikologun, psikiatrin, nuk flasin hapur as nuk e kuptojnë derisa nis edhe çrregullimi mendor i tyre ; stres, ankth, trauma, depresion ose edhe përdorim i substancave të ndryshme, si pasojë vjen deri tek mos kontrollimi i gjendjes emocionale dhe mendore pastaj dhuna, më pas vrasja e dikujt apo edhe e vetes.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mirëqenia mendore përcaktohet si “një gjendje e mirëqenies në të cilën individi realizon aftësitë e tij ose të saj, mund të përballojë streset normale të jetës, të punojë në mënyrë produktive dhe të frytshme dhe është në gjendje të bëjë për kontributin e tij ose të saj”.

Derisa flasim për shëndetin mendor ne atë e hasim çdo ditë, dhe duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tij sepse shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa edhe shëndeti fizik, edhe sëmundjet që na paraqiten në shëndetin mendor janë po aq reale sa edhe ato në shëndetin fizik. Duhet të kemi shumë kujdes edhe me veten po ashtu edhe ndaj të tjerëve kur flasim për këtë pjesë. Shëndeti mendor përshkruan mirëqenien emocionale, psikologjike dhe shoqërore të dikujt. Andaj edhe flet shumë për ne se si sillemi, si ushqehemi, sa jemi aktiv ne aktivitete fizike pasi që aktiviteti fizik luan rol kyq edhe në shëndetin mendor.

Shoqëria mbarë globale sot vuan nga sëmundje të shumta disa ende nuk dihen shkaqet se si vin dhe çfarë ndikon deri tek sjellja e tyre duke u nis nga ato në aspektin fizik ashtu edhe në atë shëndetësor, duke lënë edhe shumë dilema në gjetjen e diagnozës së tyre.

Kemi shumë faktor që ndikojnë në çrregullimin e shëndetit mendor. Kur kemi parasysh jetën dinamike të ngarkuar, oraret e gjata në punë, ushqimet e shpejta (fast fond ), mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i substancave të ndryshme, si dhe mungesa kohës që e ndajmë për vete, duke mos lexuar, mos qetësimi i mendjes sjell në vete edhe kriza të tilla. Disa nga këta faktor janë dhe mbeten probleme esenciale sepse të gjitha nga pak sjellin edhe një grumbullim çrregullimesh mendore dhe fizike.

Të jesh mirë me shëndetin mendor ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe për shëndetin tonë  fizik, por edhe në raport me të tjerët. Disa nga hapat që na ndihmojnë në shëndetin tonë mendor :

  1. Jeni më pozitiv
  2. Përmirëson shëndetin fizik,
  3. Krijon raporte të mira shoqërore,
  4. Ndiheni më të lumtur dhe më të përmbushur
  5. Flini më shumë, hani shëndetshëm
  6. Krijoni sfida të reja dhe zgjidhni më lehtë ato.

E dimë se është e vështirë gjithmonë të mundohemi të jemi pozitiv sidomos kur kemi raste të ndryshme familjare : si humbjen e personave më të dashur ose kur kemi përballje me sëmundje të ndryshme fizike, humbjen e vendeve të punës, ndryshimin e vendbanimit, problemet ekonomike, por, shëndeti mendor luan rol tejet të rëndësishëm dhe pozitiv krahas këtyre se si ne sillemi në situata të tilla dhe karshi luftimit të zgjidhjes së sfidave jetësore.