Ruben Amorim nuk e merr me vete Gyokeres-in te “Djajtë e Kuq”: Kam respekt për Sportingun, ai duhet të qëndroj!

Trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim pas fitores ndaj Manchester Cityt me rezultatin e thellë 4:1 në Ligën e Kampionëve foli edhe për mundësinë e një transferimi të Viktor Gyokeres te Manchester Unitedi.
Amorim nga data 11 nëntor do të fillojë punën si trajner i “Djajve të Kuq”, shkruan Indeksonline
Tifozët e Manchester Unitedit janë të bindur që Amorim te skuadra angleze me vete do e marr edhe sulmuesin suedez, Viktor Gyokeres që mbrëmë shënoi hat-trik ndaj Cityt.
Por, Amorim thotë se ka respekt për klubin portugez dhe se lojtari duhet të qëndroj së paku deri në fund të këtij edicioni.
“Kam respekt për Sportingun. Viktor duhet të qëndroj deri në fund të sezonit, dhe ndoshta të shkoj diku tjetër.
“Nuk dua të bëjë asnjë shaka në lidhje me Gyokeres te Manchesteri, sepse unë e respektoj këtë klub dhe qytetin tim.
“Viktor meriton të qëndroj në Sporting dhe të festoj titujt”, u shpreh Ruben Amorim
Por, sigurisht që afati i verës në vitin 2025 mund të jetë vendimtarë për të ardhmen e lojtarit që po shkëlqen te fanella e klubit portugez dhe Manchester Unitedi mund të jetë destinacioni i tij./Indeksonline/