75 Mall Live Search
09:06 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / Gj Sh

Ruben Amorim tregon dy futbollistët të cilët dëshiron ti mbaj në Manchester United

Të ardhmen nuk e ka të sigurt, por trajneri i Manchester United, Ruben Amorim ka përmendur dy emra me të cilët dëshiron të vazhdoj punën.

Tekniku portugez ka thënë se qëllimi i tij është tëvazhdoj kontratën me dy futbollistët e ”Djajve të kuq”, Casimiro dhe Harry Maguire, shkruan IndeksOnline.

“Qëllimi im është të vazhdoj të llogaris Casimiron me Harry Maguire, se ai ka të njëjtin problem. Nuk e di çfarë do të ndodhë, por le të përqendrohemi në këtë sezon”, ka deklaruar Amorim.

Manchester United nga 10 ndeshje të këtij sezoni në Premierligë, ka grumbulluar 17 pikë, derisa Amorim është kritikuar ashpër ku është kërkuar edhe largimi i tij./IndeksOnline/