75 Mall Live Search
13:46 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / Gj Sh

Ruben Neves s’heq dorë nga milionat arabe, nënshkruan një kontartë të re me Al Hilalin

Ruben Nevez do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës arabe, Al Hilal.

Futbollisti portugez sapo ka nënshkruar një kontratë të re, e vlefshme deri në qershor të vitit 2029, shkruan IndeksOnline.

”Bordi i drejtorëve të Al-Hilal Club Company-s, i kryesuar nga lartësia e tij princi Nawaf bin Saad, ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me lojtarin portugez Rúben Neves për tre sezone të tjera sportive deri në vitin 2029”, thuhet në njoftimin e klubit.

Neves ishte futbollisti më i paguar tek Al Hilal-i, me pagë prej 17 milionë eurosh, derisa me kontratën e re ai do të paguhet rreth 25 milionë euro./IndeksOnline/