75 Mall Live Search
22:44 / E Premte, 21 Qershor 2024 / Gj. Sh

Rubin Kazan njofton se Mirlind Daku do të përballet me sanksione pas kthimit në Rusi

Klubi rus, Rubin Kazan, ka dal me një komunikatë zyrtare për Mirlind Dakun.

Në deklaratë thuhet se Daku do të përballet me sanksione disiplinore dhe financiare pasi të kthehet në klub, shkruan IndeksOnline.

”Sulmuesi Mirlind Daku i lejoi vetes të bërtitura fyese pas ndeshjes së Euro 2024 për kombëtaren shqiptare kundër Kroacisë.
Klubi ynë pranon përgjegjësinë për atë që ndodhi. FC Rubin përfaqëson një skuadër shumëkombëshe dhe i përmbahet gjithmonë parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar kategorikisht çdo formë diskriminimi dhe fyerjeje mbi baza kombëtare, fetare apo racore. Pas kthimit në ambientet e klubit, futbollistit do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të zhvillohet edhe me lojtarët e klubit për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.”, thuhet në deklaratën e Rubin Kazanit.

Kujtojmë që Mirlind Daku pas ndeshjes Shqipëri – Kroaci, në Kampionatin Evropian, u pa duke sharë maqedonët, së bashku me tifozët shqiptar që ishin në stadium.

Të nesërmen Federata e Maqedonisë ka reaguar duke paraqitur ankesë në UEFA dhe ka kërkuar falje publike nga Mirlind Daku, gjë që futbollisti i Shqipërisë e bëri duke thënë se e ka bërë në afekt./IndeksOnline/