Rubin Kazani prezanton Dakun, por e ‘injoron’ Kosovën

Skuadra e Rubin Kazanit, ka njoftuar se e ka transferuar sulmuesin Mirlind Dakun, por nuk e ka përmendur Kosovën askund.
Ekipi rus ka treguar se Daku ka luajtur te Osijeku në Kroaci, te Mura në Slloveni dhe te Kukësi në Shqipëri.
Por, nuk ka treguar se ai ka luajtur edhe në Kosovë dhe është shtetas i këtij vendi.
Daku në Kosovë ka luajtur te skuadra e Llapit, Ballkanit dhe Hajvalisë.
Siç është raportuar nga mediat, ai ka kaluar te Rubin Kazani për shifrën e 1.2 milionë eurove.