75 Mall Live Search
12:05 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / H F

Rubin: Komandantët ishin ata që i tregonin Hashimit çfarë të bënte, jo Hashimi komandantëve

Ish ndihmës sekretari, James Rubin është duke dëshmuar sot në Hagë, në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ndër të tjerash, Rubin foli për Rambujenë dhe demilitarizimin e UÇK-së

“Në atë kohë lufta ishte drejt fundit, gjenerali britanik Jackson, po bënte planin e tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, ishte komandanti i forcës së re të quajtur KFOR, që ishte negociuar në nivelin më të lartë të mundshëm kam bindjen se vetë Clinton e kishte negociuar. Pra një forcë të unifikuar, ishte e komplikuar që të ishte e përfshirë edhe Rusia, por kishte një lloj shpjegimi për gjeneralin Jackson për tërheqjen serbe por ai thoshte se dua të vendosë forcën në mjediset e lejueshme, e që UCK-ja të demilitarizohej. Pra forcat e Jackson s’donin që të kishin debat me forcat e Kosovës, pra për ta ishte vetëm një luftë por ndërkohë që sipas pikëpamjes tonë, ne mendonim që ata ishin lojtar i vogël. Megjithatë mendonin se ishin ushtria çlirimtare. Millosheviq u pajtua që tërhiqej e ne si hap pasardhës duhej të takoheshim me komandantët në teren. Neve na u tha se kishte biseda ndërmjet britanikëve dhe UÇK-së, megjithatë s’ishte arritur akoma në një marrëveshje midis palëve e pastaj kur përfunduan negociatat, britanikët u hasën me emrin e Hashim Thaçit, komandantit të UCK-së dëshironin që përfaqësuesi politik i tyre që të nënshkruante këtë marrëveshje. Albright menjëherë tha se ku është Jamie, për ë takuar Thaçin menjëherë pas marrëdhënies që kishim. E kjo ishte puna ime pasi unë isha zëvendës i zonjës Albgright, pasi po merresha me Kinën Rusinë e më tha ndalo gjithçka që ke dhe shko në Kosovë e sigurohu që Thaçi të nënshkruajë marrëveshjen”, deklaroi Rubin.

“Nuk më kujtohet saktësisht, ndoshta 4-5 ditë, por kam qëndruar në një hotel në Shkup në Maqedoni e çdo mëngjes dërgohesha për t’u takuar me Thaçin e komandantët faktik të UÇK-së. Çdo ditë më qonin e më merrnin nga aty. Ka qenë duke fundi i qershorit 1999”,shtoi Rubin.

“E kam fjalën për marrëveshjen e demilitarizimit”.

“Data është 19 qershor 1999”- a ju kujtohet kjo datë-Misetiq.